• Sat. Dec 4th, 2021

AL2

…është media jote

Renditja e FIFA-s, Ja ku gjendet Shqipëria, Kosova vazhdon…

Byadmin

Apr 7, 2021

FIFA ka publikuar renditjen e re të Kombëtareve pas ndeshjeve të luajtura në muajin mars. Shqipëria mbetet në të njëjtin pozicion pas dy fitoreve të arritura ndaj Andorrës dhe San Marinos, e bashkuar kjo me humbjen ndaj Anglisë.

Kuqezinjtë janë në vendin e 66 në botë duke mos ndryshuar në pozitën e tyre. E kundërta mund të thuhet për Kosovën që vazhdon rënien në renditje. Këtë herë dardanët kanë humbur tre pozicione dhe shkojnë në vendin e 120 sipas FIFA-s për të mbajtur mbrapa Taxhikistanin, Zelandën e re dhe Sudanin.

Sa i përket Maqedonisë së Veriut, pas fitores surprizë që arriti me Gjermaninë në shifrat 1-2 kanë fituar tre vende më sipër duke shkuar të 62 në botë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *