• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Andi Lila pritet me nderime në Berat: Do ndërtojmë politika të qarta që mos të na largohen sportistët

Byadmin

Apr 7, 2021

Në vazhdën e takimeve në qytete e Shqipërisë për tu takuar nga afër me sportistë, ish-sportistë e sportdashës ndalesa e radhës ishte në qytetin e Beratit ku bashkëbiseduan për sfidat dhe prioritetet e sportit nga programi zhvillimor i PD-së.

Sportistë, ish-sportistë dhe sportdashës të qytetit të Beratit zhvilluan një takim me drejtuesin politik, koordinatorin kombëtar të Partisë Demokratike për sportin Andi Lila i cili shoqërohej edhe nga drejtuesi politik i ÇD-së në këtl qark, Tomorr Alizoti.

Problematikat e këtyre sportistëve janë të mëdha duke nisur që nga pensioni i veçante per sportistët elitar, statusi i sportistit, ligji për sponsorizimet në sport, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.

Koordinatori Andi Lila u shpreh se në takimet me kreun Lulzim Basha gjithmonë është diskutuar në lidhje me sportin në Shqipëri, si një nevojë e cila meriton vëmendjen e duhur.

Mes të tjerash, ish-futbollisti i Kombëtares u angazhua se sportistët e qytetit do të kenë një vëmendje dhe zgjidhje të problemtikave pas datës 25 prill dhe se këta të fundit janë në qendër të vemendjes për Partinë Demokratike.

Lila tha se vendit i duhet një ministri e sportit që të përshtatë politikat dhe direktivat e BE për përmirësimin e sportit dhe akteve ligjore të federatave sportive.

Ai tha se programi i PD-së me të cilin garojnë për të qeverisurvendin është hartuar nga ekspertēt e fushës.

Programi për sportin parasheh strategji te qartë të analizuar dhe projektuar në mënyrë profesionale dhe mbi nevojat reale të domosdoshme të zhvillimit për sportin.

Pas përfundimit të bashkëbisedimit, Andi Lila zhvilloi edhe një ndeshje bashkë me tifozë dhe simpatizantë të qytetit të beratit.