• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Andi Lila pritet me entuziazëm në Lezhë: Reforma në sport sapo të fitojmë zgjedhjet e 25 prillit!

Byadmin

Apr 5, 2021

Vetëm pak ditë më parë Andi Lila mori detyrën e rëndësishme nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Ish-futbollisti i kombëtare, është caktuar koordinator kombëtar i Partisë Demokratike për Sportet.

Prej disa kohësh, ai është angazhuar më Partinë Demokratike, ku herë pas herë është shfaqur edhe krah kreut të PD, Lulzim Basha.

Në çeljen e fushatës së Partisë Demokratike, ish-futbollisti i kombëtares, Andi Lila u bëri thirrje shqiptarëve që të bashkohen për ndryshimin e madh dhe për të plotësuar amanetin e studentëve të ’90-s.

Në vazhdën e takimeve në qytete e Shqipërisë për tu takuar nga afër me sportistë, ish-sportistë e sportdashës ndalesa e radhës ishte në qytetin e Lezhës ku bashkëbiseduan për sfidat dhe prioritetet e sportit nga programi zhvillimor i PD-së.

Qeverisja e ardhshme e PD-së do të përkushtohet ndaj sportit duke manifestuar edhe tek investimi masiv tek infrastruktura e sportive, prioritet i programit zhvillimor do të jetë rritja e cilësisë dhe masivizimi i sportit, rinovimi i stadiumeve aktuale, ndërtimi i stadiumeve ndihmëse, adaptimi dhe kategorizimi i palestrave në qytetet e Shqipërisë, pajisja me infrastrukturë adekuate për të gjitha llojet e sporteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *