• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Tirana rifutet në garën për titull, Skënderbeu zhyt Kukësin në krizë (VIDEO)

Byadmin

Apr 4, 2021

Tirana mundi 5-2 Apoloninë në Stadiumin Air Albania, duke ngushtuar në vetëm 5 pikë diferencën me kreun.

Një sfidë e bukur që ofroi mundësi të shumta shënimi, sidoqoftë në fund kampionët në fuqi ia dolën mbanë për të përmbysur disavantazhin e pjesës së parë duke shënuar plot katër herë në fraksionin e dytë të lojës dhe Tirana u bë kështu skuadra e dytë në këtë edicion të kampionatit shqiptar që ia del për t’i fituar që të treja ndeshjet e para të këtij sezoni, ndaj ekipit fierak, pas klubit të Vllaznisë.

Nuk ka fund kriza e Kukësit në këtë sezon. Jashtë çdo objektivi skuadra e Josës mund ta shohë veten papritur në garën për mbijetesë pasi u mposht edhe nga Skënderbeu i Migen Memellit në Elbasan Arena në një ndeshje të cilën Kukësi e dominoi për pjesën më të madhe të kohës por në fund doli pa asnjë pikë.

Vijon momenti pozitiv për korçarët të cilët morën fitoren e 3-të në 4 ndeshjet e fundit të kampionatit duke u ngjitur në kuotën e 22 pikëve, 4 më pak se Bylis i vendit të 8-të.

Në këtë fitore të Skënderbeut një meritë të jashtëzakonshme e ka edhe portieri Dajsinani që evitoi disa gola të sigurt.

Në Elbasan Arena sfida nisi menjëherë me rast për Kukësin por tentativa e Gashit nga distanca mori kundërpërgjigjen e Dajsinanit.

Portieri i talentuar i korçarëve u shfaq në lartësinë e duhur edhe në minutën e 5-të kur ndali goditjen e Gashit i cili provoi nga një pozicion i prirët pas asistit perfekt që mori nga Ibraimi.

Në të 23-tën u shfaq edhe Skënderbeu që me një kundërsulm të shpejtë pa portën e Kukësit por Elvi Berisha nuk shfrytëzoi pasimin që mori nga Mensah duke goditur shumë keq.

Në të 32-ën Mara provoi nga distanca por tentativa e tij u grushtua nga Tafa. Në të 34-ën fati nuk ishte me Kukësin pasi goditja me kokë e Eze shkoi ngjitur me shtyllën. Tjetër rast i shpërdoruar nga Kukësi në minutën e 40-të, me Eze që pas një rrotullimi të bukur në qëndër të zonës nuk gjeti dot kuadratin e portës. Në të 43-ën provoi edhe Agim Ibraimi por as tentative e tij nuk gjeti katërkëndshin e Dajsinanit.

Pjesa e parë u mbyll me një tjetër tentativë të verilindorëve por penalltia në lëvizje e Ibraimit mori kundërpërgjigjen e Dajsinanit që përdori këmbët për të shmangur golin e Kukësit. Në pjesën e dytë ritmi i verilindorëve ra ndjeshëm me Skënderbeun që nisi të shikonte më shumë nga porta e Tafës. Në të 62-ën dalje e shpejtë e Skënderbeut nga e majta e sulmit por krosimi i Berishës nuk shkon në destinacion për Vangjelin por largohet nga një mbrojtës i Kukësit.

Në minutën e 71-të provoi skuadra e Josës por goditja me kokë e Eze nuk gjeti kuadratin. Ajo që nuk pritej ndodhi në minutën e 78-të me Skënderbeun që kaloi në avantazh. Pas një kombinimi shumë të bukur mes Mensah dhe Vangjelit sulmuesi ganez u shfaq i vetëm përballë Tafës duke e mposhtur me një goditje tokazi.

0-1 për Skënderbeun që ruajti avantazhin deri në fund duke marrë tre pikë të arta në garën për mbijetesë. Elbasan Arena po i sjell fat skuadrës së Memellit, që pas Partizanit mposhti edhe Kukësin dhe i ka të gjitha mundësitë për të tentuar shpëtimin, ndërkohë që Kukësi vazhdon të mos dalë nga tuneli i errët ku është futur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *