• Sat. Nov 27th, 2021

AL2

…është media jote

Bylis 1-1 Kastrioti/ Hidi i fal barazimin basllshiotëve (VIDEO)

Byadmin

Apr 4, 2021

Nuk ka fitues në përballjen direkte për mbijetesën mes Bylisit dhe Kastriotit, që u mbyll në barazim 1-1, ndërsa mallakastriotët shpërdoruan një mundësi mjaft të mirë për të provuar qëndrimin në elitë në mënyrë direkte.

Sfida nisi menjëherë e vrullshme dhe Kastrioti ia doli të shënojë golin e avantazhit që në minutën e dytë. Pas një daljeje nga krahu i djathtë, Patrik Bardhi dërgoi një krosim të bukur për Prodanin në shtyllën e dytë dhe ky i fundit gjuajti menjëherë duke shënuar golin e avantazhit për krutanët.

Nga ana tjetër Bylis vijon t’i largohet zonës së rënies dhe blindon pozitat në vendin e tetë, që përkthehet në Play Out për mbijetesën në Superiore.

Ballshiotët provojnë të reagojnë dhe pas një aksioni të gjatë, shërbejnë për sulmuesin Nemanja Kojic në zonë, por gjuajtja e serbit përfundon mbi kuadratin e portës.

Goli i barazimit vjen në minutën e 20-ë dhe protagonist negativ është portieri i krutanëve, Isli Hidi. Gardiani 40-vjeçari mori një top nga mbrojtësit e tij dhe provoi të shmangë Ntephe, por nuk ia doli, duke i dhënë mundësi sulmuesit të mallakastriotëve të shënojë golin e barazimit me një prekje të lehtë.

Provon sërish Bylis me Edison Ndrecën, që ekzekuton një goditje dënimi në pozicion të prirët me portën, por topi përplaset vetëm në rrjetën e jashtëme dhe skuadrat shkojnë në dhomat e zhveshjes me rezultatin e barabartë.

Pjesa e dytë nis me një ritëm disi më të ulët dhe kërcënimin e parë e jep sërish Kastrioti. Pas një krosimi në zonë, është Patrik Bardhi që gjuan me një roveshiatë të bukur, por topi përfundon jashtë.

Bylis provon të shtojë presionin dhe në minutën e 70’ ka një mundësi të artë për të gjetur golin e avantazhit, por Spahiu nuk arrin të dërgojë topin në rrjetë. Sulmuesi u shërbye saktë nga Haris Harba dhe i vetëm me Hidin gjuajti jashtë, duke çuar dëm një rast flagrant shënimi.

Pesë minuta para fundit, Kastrioti zbret në një kundërsulm të shpejtë, me Bardhin që shërben për Okebugun, por goditja e mesfushorit nigerian përfundon jashtë kuadratit të portës së Qirkos.

Në minutën e fundit të kohës së rregullt, Bylis ka një tjetër mundësi shënimi, por topi i gjuajtur nga Stojanovic përplaset në traversë, ndërsa më pas arbitri vërshëllen për një faull në sulm, duke ndalur gjithçka.

Përfundimi i takimit la në fuqi barazimin 1-1, një rezultat që u shkon shumë për shtat krutanëve, të cilët ruajnë diferencën prej 4 pikësh me mallakastriotët në renditje dhe janë më të qetë sa i përket garës për mbijetesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *