• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Andi Lila pritet me entuziazëm në Roskovec: Sporti prioritet i qeverisë së ardhshme

Byadmin

Apr 4, 2021

Të gjithë shqiptarët që besuan në premtimet e qeverisë në ikje për 8 vite, përfshi edhe ato për sportin po provojne lugen “e florinjte” bosh te Rilindjes.

Në këto 8 vite kjo qeveri nuk ka bërë asgjë, duke përfshirë programin për sportin, ndryshimi ne ligjin per sportin apo ndryshimi i sistemit te sponsorizimit apo te subvencionimit te sportit të cilat u premtuan se do arrihen brenda mandatit qeverisës.

Arroganca dhe mllefi ndaj sportit shpërtheu bashke me pandeminë dhe kryeministri ne ikje, qe nuk ka bere asgjë për sportin, gjeti kohen për te folur për pagesat ne te zeza ne sport.

Gjate qeverisjes se tij, kaosi mbizotëron ne çdo institucion qe ka te beje me sportin.

Por jo vetëm kaq; Viti 2016 ishte i mrekullisë për futbollin shqiptar e sidomos për kombëtaren shqiptare. Ishte viti kur përfaqësuesja shqiptare bëri historinë teksa për herë të parë u kualifikua në fazën finale të një Evropiani siç ishte Euro 2016 në Francë.

Një sukses që ngriti peshë të gjithë shqiptarët tifozë apo jo e sidomos qeverinë e vendit. Autoritetet më të larta nuk i kursyen nderimet për Kuqezinjtë dhe iu akordoi atyre edhe pasaportave diplomatikë si ‘ambasadorë të mirë’ të Shqipërisë.

Por tani Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme komunikoi që këtyre futbollistëve t’u hiqet pasaporta diplomatike.

Partia Demokratike, në prioritet për qeverisjen e ardhshme ka edhe programin për zhvillimin e sportit dhe masivizimin e tij.

Kryedemokrati Lulzim Basha, i besoi detyrën e veçantë dhe të rëndësishme ish-futbollistit të Kombëtares, Andi Lila, si Koordinator Kombëtar i Partisë Demokratike për sportet.

Pasi na ka bërë krenarë në fushn e blertë në çdo vend ku ka luajtur apo është kënduar himni kombëtar, Lila ëshë zotuar që do takojë çdo sportist apo ish-sportist në të gjithë Shqipërinë.

Turin e takimeve e nisi në Shkodër, ku ai e cilësoi si djepin e kulturës dhe sportit dhe u prit me një entuziazëm të madh.

Sakaq, në vazhdën e takimeve Andi Lila dje ishte në Roskovec ku u takua me sportashës të cilët e priten me entuziazëm të madh.

Ai u premtoi banorëve që do bëjë të pamundurën që në qeverinë e ardhshme terrenet sportive do jenë baza në çdo qytet dhe permirsimi i infrastukturës sportive do sjellë shumë zhvillim për banorët.

Ai u bëri thirrje prindërve që ti aktivizojnë fëmijët me sport pasi me anë të sportit ato do edukohen dhe zhvillohen për të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *