• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Vllaznia dhe Partizani ‘shterpë’, Bregu i dhuron Teutës kreun e renditjes

Byadmin

Apr 3, 2021

Mbyllet pa fitues në “Loro Boriçi”, supersfida mes Vllaznisë dhe Partizanit (0-0). Një përballje tepër e luftuar mes 2 pretendentëve, që nuk prodhoi fitues, teksa në fund skuadrat u mjaftuan me vetëm 1 pikë. Të kuqtë e Ilir Dajës ishin më superiorë në fragmentin e parë të ndeshjes, duke i shkuar shumë pranë golit të avantazhit me anë të Bitrit, por portieri Zogoviç, bëri mrekullinë.

Për sa i përket pjesës së dytë, loja ishte e ekuilibruar, ku mundësinë më të mirë e kishte Dilaver, por që nuk finalizoi me sukses. Me këtë barazim, Vllaznia u ngjit në kuotën e 46-të, ndërkohë që Partizani ka momentalisht 44 pikë.

May be an image of outdoors and stadium

Mjafton një supergol i Dejvi Bregut, Teuta i jep fund serisë së 3 barazimeve radhazi, dhe rikthehet te fitorja, duke mposhtur minimalisht Laçin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Kategorinë Superiore.

Durrsakët e nisën mirë ndeshjen, teksa dominuan gjatë gjithë pjesës së parë, duke krijuar disa raste për shënim, por pa sukses, për të gjetur golin. Pjesa e dytë nisi ashtu siç u mbyll e para, me skuadrën e Martinit më kërkuese.

Pas tentativave të shumta, durrsakët u shpërblyen në minutën e 76’, kur Dejvi Bregu në një aksion ku gjithçka e krijoi vetë, ia del t’i driblojë të gjithë që i dolën përpara, për të gjuajtur më pas, duke e ndalur topin në fundin e rrjetës. Me këtë rezultat u mbyll ndeshja, me Teutën që merr vendin e parë, në kuotë të barabartë pikësh me Vllazninë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *