• Thu. Nov 25th, 2021

AL2

…është media jote

Teuta 1- 0 Laçi/ Martini: Ndeshje perfekte! Duro: Ekipi ishte nervoz, Mazrekaj…

Byadmin

Apr 3, 2021

Trajneri i Teutës, Edi Martini është shfaqur shumë i lumtur për fitoren ndaj Laçit, duke dhënë se skuadra e tij ka bërë një ndeshje shumë të mirë. Pas ndeshjes për mikrofonat e “Supserport”, Martini ka thënë se çelësi i suksesit për fitoren, ishte autoritetit i lojtarëve.

“Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Ndoshta më e mira e sezonit. E kam thënë edhe më parë, që ekipi kur ka ndeshje më të vështira, bëjnë më mirë. I përgëzoj djemtë, pasi ishin shumë mirë dhe bënë një ndeshje të madhe.

Ndryshimi? Në pjesën e dytë, folëm që të luanim në tokë topin. Djemtë ishin të qetë. Qarkulluam topin, duke mos e lënë Laçin të na rrezikonte. Sigurisht që mund të bënim edhe më mirë, por të gëzohemi me këtë tani.

Për të arritur diçka, është që ta ruash atë që ke arritur me mund. Tani është puna më e vështirë, pasi kampionati është drejt fundit. Pikët nuk janë të lehtë në asnjë fushë. Kemi dy ndeshje të rëndësishme si në Korçë dhe në Fier.

Mazrekaj? Ne e kishim studiuar kundërshtarin,. Pika më e fortë e ekipit sot ishte autoriteti i lojtarëve në fushë. Sot të gjithë e ndihmuan njëri-tjetrin. Laçi ka një ekip shumë të mirë dhe cilësor, nëse ua bllokon pikat kyçe bën mirë. Çelësi i suksesit sot ishte autoriteti i lojtarëve, që nuk u dorëzuan asnjëherë. Ndeshjet më të rëndësishme janë me Apoloninë dhe Skënderbeun. Nëse bëjmë gabime me këto dy ekipe, atëherë është për fajin tonë.”, tha Martini.

Trajneri Edi Martini i keqardhur, që Teuta la dy pikë ndaj Kukësit – Dosja  AL

Mjaft i zhgënjyer u shfaq trajneri i Laçit, Shpëtim Duro, për humbjen e kurbinasve në Durrës, teksa theksoi se vetëm angazhimi i Mazrekajt ishte shumë pak për të shmangur disfatën në “Niko Dovana”.

Çfarë mund të bënte ndryshe Laçi për të mos humbur sot?

Futbollistë si Bregu janë shumë të rëndësishëm për çdo skuadër dhe sot ishte pikërisht bregu që bëri diferencën dhe i dha tre pikët Teutës. Nuk jam i kënaqur me paraqitjen e skuadrës, ndonëse pjesën e parë e justifikoj disi me erën e fortë kundër, që nuk na lejonte të bëjmë lojën. Në pjesën e dytë u balancua situata, por nuk arritëm të bëjmë shumë, me përjashtim të Mazrekajt, që është i vetmi që bën diferencën.

Si mund të reagohet pas dy humbjesh radhazi?

Sot ishim pranë reagimit, por humbëm minimalisht me një rival direkt për titullin. Do të vazhdojmë kampionatin dhe do të provojmë të reagojmë, duke nisur që nga ndeshja e radhës.

Sa kanë ndikuar mungesat në repartin e sulmit?

Është e vërtetë që ne nuk krijuam raste të rrezikshme në portën kundërshtare, me përjashtim të disa tentativave të Mazrekajt. Pashë që kishte një tension te lojtarët, që nuk ditën të shfrytëzojnë aftësitë dhe lëvizjet e Mazrekajt. Edhe Harmon nuk ka qenë në lartësinë e duhur dhe është shfaqur shumë konfuz, por shpresoj të reagojmë në javën e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *