• Sat. Dec 4th, 2021

AL2

…është media jote

Andi Lila takim me kampionët e sportit në Shkodër

Byadmin

Apr 3, 2021

Partia Demokratike, në prioritet për qeverisjen e ardhshme ka edhe programin për zhvillimin e sportit.

Kryedemokrati Lulzim Basha, i besoi detyrën e veçantë dhe të rëndësishme ish-futbollistit të Kombëtares, Andi Lila, si Koordinator Kombëtar i Partisë Demokratike për sportet.

Ndonëse u përfol si një nga kandidatët e mundshëm për deputet në Kavajë, Lila nuk ishte në lista, e mesa duket do të shërbejë në një detyrë tjetër të rëndësishme.

Ditën e djeshme ai startoi turin e takimeve në qytete dhe e nisi nga Shkodra, që simbolizohet si djepi i kulturës dhe i sportit shqiptar.

Lila u takua me sportistë, ish-sportistë të disiplinave të ndryshme dhe sportdashës ku ka dëgjuar prej tyre problemet me të cilat sporti përballet sot në qytet.

Ai mori mbështetjen e këtij komuniteti për masivizimin e sportit përmes projektit ndryshe të krijimit të këndeve për sport tek të rinjtë.

Andi Lila shoqërohej nga kandidati për deputet Helidon Bushati dhe kryetari i PD në Shkodër, Xhevdet Amuli.

“Unë do të takoj çdo sportist në çdo cep të Shqipërisë, nga Tropoja në Sarandë dhe me dëshirën time personale doja ta hapja këtë takim me sportistë dhe ish-sportistë në djepin e kulturës dhe sportit në veçanti. Në këto 30 vite normalisht nuk janë bërë shumë investime për sportin por është koha të marrim vendime për veten tonë si sportistë. Ka sportista dhe ish-sportista që janë aktiv apo që e kanë lënë sportin që nuk kanë asnjë ditë sigurime shoqërore. Duke ditur se karriera sportive është shumë e ngjeshur ndjekja e një shkolle të privon për shkak të angazhimeve dhe ne do të luftojmë që të krijojmë statusin e sportistit ashtu siç e ka pdo fushë tjetër”, tha fillimisht Lila.

Lila u ndal gjithashtu edhe tek infrastruktura sportive dhe investimet në sport:

“Ne nuk do të lejojmë tjetërsimin e pronës sportive. Ligji për sportin do hy në fuqi menjëherë. Ne do mundohemi ta bëjmë sportin me atraktiv për biznesin duke marrë shembull nga Kosova që e ka 30% tatimin mbi fitimin por ne të paktën ta bëjmë 20% që ndikon direkt në xhepin e presidentëve të ekipeve dhe sportistëve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *