• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Super statistika! UEFA vlerëson Shqipërinë!

Byadmin

Apr 1, 2021

Mbrëmjen e djeshme, Kombëtarja Shqiptare arriti të marrë një fitore të rëndësishme 2-0 përballë San Marinos, duke u ngjitur në vendin e 3-të në Grupin I dhe duke mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim në Botërorin “Katar 2022”.

Ashtu si me Andorrën, kuqezinjtë e kërkuan për shumë minuta golin, ku dhe rastet e shënimit ishin të shumta. Loja jo e mirë e zhvilluar në këto 3 ndeshje eliminatore ka vendosur ne qendër të kritikave, trajnerin italian, Edi Reja, i cili akuzohet nga tifozët dhe analistët e futbollit  se zhvillon shumë lojë mbrojtëse dhe ndryshon gati çdo ndeshje rreshtimin e ekipit, duke mos pasur akoma një formacion bazë.

Në një postim të UEFA-s në faqen e tyre, shihet se si statistikat për Shqipërinë flasin të kundërtën, ku në 6 ndeshje si mysafire Kombëtarja kuqezi është e pamposhtur dhe nuk ka pësuar asnjë gol, dhe ka 6 ndeshje zyrtare që nuk humbet teksa ja kanë dalë të marrin 5 fitore nga 6 ndeshje të luajtura, ku e vetmja humbje është disfata ndaj Anglisë.

Në një situatë të tillë mund të themi se loja që prodhojnë lojtarët kuqezi mund të jetë e vakët, por rezultatet tregojnë të kundërt, ku në bazë të statistikave, kuqezinjtë mund të quhen një ekip cinik, i cili edhe pse nuk prodhon lojë është i aftë të marrë rezultate pozitive.

“Sa e mirë është kjo skuadër e Shqipërisë?”, shkruan UEFA në faqen zyrtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *