• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

UEFA publikon lajmin e madh për tifozët

Byadmin

Mar 31, 2021

Nëpërmjet një video-konference në grumbullimin e Kombëtares shqiptare në San Marino, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka mori pjesë në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Në këtë mbledhje u folën për shumë tema të rëndësishme të futbollit europian. Këtë lajm e ka publikuar vetë FSHF me anë të një komunikate për shtyp, teksa një ndër këto pika ishte edhe rikthimi i futbollit në normalitet. Sot me anë të video-konferencës u miratuan shumë vendime, ku kryesorja është heqja e menjëhershme e kufizimeve 30% të spektatorëve nëpër impiantet europiane.

Vendimi për pjesëmarjen totale të lejuar të spektatorit do të jetë nën përgjegjësinë ekskluzive të autoriteteve përkatëse lokale ose kombëtare. Në këtë vendim është ndaluar shpërndarja e biletave ose ftesave për tifozët udhëtues deri para finaleve të garave për klube të UEFA-s që do të zhvillohen në maj 2021. Pika tjetër që u vendos ishte zgjatja e afatit për pesë zëvendësimet në një ndeshje. Pas konfirmimit që ka dhënë Byroja e Këshillit të FIFA-s në 1 Tetor 2020 se ky rregull do të  zbatohet gjithashtu në ndeshjet kualifikuese 2020-22 për Kupën e Botës FIFA 2022.

Në këtë ndryshim përfshihet edhe UEFA Euro 2020 Qershor/Korrik 2021, finalet e UEFA Nations League në tetor 2021 dhe ndeshjet e Play off-it të UEFA Nations League në mars 2021. Pika e fundit ishte përcaktimi i skuadrave që do të marrin pjesë në Kupën e Botës të femrave FIFA U-20 në Kosta Rika në vitin 2022.

Pas anullimit të Kampionati Europian U-19 për femra 2020-2021, e cila shërbente si kualifikuese për Kupën e Botës FIFA U-20, Komiteti Ekzekutiv miratoi përdorimin e koeficentit në raudin kualifkues të ekipeve për përcaktimin e ekipeve që kualifikohen në FIFA Youth World Cups. Në përputhje me kriteret e miratuara ekipet që do të përfaqësojnë Europën në këtë kompeticion janë Spanja, Franca, Gjermania dhe Hollanda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *