• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Manaj dhe Uzuni pas ndeshjes: Mund të luanim më mirë, por…

Byadmin

Mar 31, 2021

Rei Manaj shënoi golin e parë në fitoren 0-2 që Kombëtarja arriti në transfertë ndaj San Marinos. Në prononcimin pas ndeshjes për “Supersport”, lushnjari u shpreh:

“Në pjesën e parë ishin më të freskët, ishin 7 lojtarë mbas topit, ishte e vështirë të gjeje hapësira. Me Roshin dhe Uzunin gjetëm hapësira, dhe arritëm të shënonim.

Këto 2 ndeshje ishin për të fituar. Ndeshjet e Kombëtares, nuk janë aq të lehta sa mund t’i shohin njerëzit edhe pse luajtëm me Andorrën dhe San Marinon. Me Anglinë mund të kishim bërë më mirë, por do të përpiqemi të bëjmë më të mirën në “Uembli”.

Mund të luanim më mirë, por arritëm objektivin tonë që morëm 6 pikë, tani do të përqendrohemi te Hungaria dhe Polonia, që janë rivalët tanë”, u shpreh Manaj.

Manaj: U desh të ndryshonim plan, Anglia na la të bënim lojën tonë - Abc  News

Myrto Uzuni gjeti golin me Kombëtaren ditën e sotme, teksa shënoi në fitoren 2-0 ndaj San Marinos. Pas ndeshjes, për mediat Uzuni u shpreh:

“Pjesa e parë nuk ishte aq e mirë, jemi të lumtur për fitoren, ky ishte i vetmi rezultat që ishim ky. Kjo është puna ime, të bëj sa më shumë gola dhe të jap sa më shumë asiste. Sulmuesi duhet të jetë pak egoist, në ato raste duhet të jesh i gatshëm, nuk mund ta presësh topin aty. Sigurisht që jam i lumtur që luajta dhe bëra gol. Trajneri ka në dorë gjithçka dhe e zgjedh ai se cili luan. Unë dhe Roshi po sulmonim hapësirat dhe kishim më shumë mundësi. Unë dua të luaj në çdo ndeshje me Shqipërinë, por gjithçka në dorë e ka trajner.”, tha Uzuni.

Uzuni: Ndiejmë keqardhje për humbjen kundër Anglisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *