• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Lulzim Basha i beson postin e rëndësishëm Andi Lilës

Byadmin

Mar 31, 2021

Një nga prioritetet e programit të Partisë Demokratike për qeverisjen e ardhshme është edhe sporti.

Lulzim Basha sot ka zyrtarizuar si koordinator kombëtar i PD për çështjet e sportit ish-futbollistin e kombëtares shqiptare Andi Lilën.

Më herët, Lila ka propozuar që të krijohet Ministria e Sportit. Ai shprehej se vendit i duhet një Ministri e Sportit që të përshtatë politikat dhe direktivat e BE për përmirësimin e sportit dhe akteve ligjore të federatave sportive.

Lidhur më këtë ka reaguar edhe ish-ylli i kombëtares i cili ka falenderuar publikisht Bashën për këtë detyrë të rëndësishme:

PD nis fushatën elektorale, Basha: Edhe 31 ditë për të nisur ndryshimin -  Tv Klan

Sot më duhet të falënderoj publikisht z. Lulzim Basha për detyrën e ngarkuar, si koordinator kombëtar për sportin.
E vlerësoj këtë detyrë si vazhdim të kontributit tim për të mirën e sportit.

Dje si futbollist, në fushën e blertë jam përpjekur për të dhënë më të mirën dhe për të lartësuar futbollin Shqiptar.

Sot me mish e me shpirt, në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë sportistët e ish-sportistët, grupe interesi e gazetarë, me çdo njeri që sportit nuk ja ka me hile, duke dëgjuar me kujdes dhe vlerësuar edhe kritikat objektive, do të punojmë që të lartësojmë sportin Shqiptar!

Sigurisht që nuk është e lehtë por dashuria për vendin tonë dhe pasioni për sportin do të na ndihmojnë që të arrijmë objektivat.

Ju faleminderit të gjithëve për përkrahjen.

Me respekt
Andi Lila

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *