• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Gazetari azerbajxhanas thumbon De Biasin: Çfarë kishte Shqipëria më shumë se ne që shkoi në Europian?

Byadmin

Mar 31, 2021

Trajneri italian, Xhani De Biasi, i cili arriti të shkruante historinë me Kombëtaren Shqiptare duke i drejtuar  kuqezinjtë të merrnin pjesë për herë të parë në një kompeticion prestigjioz futbolli si Kampionati Europian, vitin e kaluar mori drejtimin e kombëtares së Azerbajxhanit, aventurë e cila nuk po i shkon si duhet.

Dy ndeshje, dy humbje, ky është bilanci i azerëve në raundin kualifikues të Botërorit “Katar 2022”, teksa trajneri italian është vendosur në qendër të kritikave për mënyrën se si e organizon lojën e ekipit.

AFFA vice-president met with Gianni De Biasi

Pas humbjes me Serbinë pasditen e djeshme, në konferencën për shtyp mbas ndeshjes, një gazetar e ka thumbuar  De Biasin duke i përmendur Shqipërine teksa e pyeti: Çfarë kishte Shqipëria më shumë se Azerbajxhani?, teksa tekniku Italian i është përgjigjur me faktin se shqiptarët janë popull që kanë emigruar dhe e njihnin Europën.

“Janë disa arsye. Shumë shqiptarë u zhvendosën në Europë në vitet 90. Situata nuk ishte e mirë atje kur mbërrita për herë të parë. Tifozët nuk e imagjinonin që ne do të shkonim në Europian, por ne e arritëm. Më janë dashur 4 vite që të arrija në Europian me Shqipërinë. Ne formuam një ekip në dy vitet e para. Pastaj lamë Serbinë, Danimarkën dhe Armeninë pas dhe shkuam në Europian”, u përgjigj tekniku 64 vjeçar.

de biasi 10 – Gazeta Koha Jone

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *