• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Etrit Berisha hyn në histori tek ekipi italian!

Byadmin

Mar 31, 2021

Kalimi i Etrit Berishës nga Atalanta tek Spali ishte një ndryshim pozitiv për karrierën e portierit shqiptar pasi është kthyer në titullar të padiskutueshëm dhe nuk qëndron në stol në asnjë moment.

Me paraqitjet e tij mjaft të mira në Itali, tashmë futbollisti nga Prishtina siguroi vendin e titullarit tek Kombëtarja kuqezi. Media italiane “Ilrestodicarlino” ka publikuar një artikull të dedikuar Etrit Berishës.

Sipas kësaj gazete, Etrit Berisha me CV që ofron, me ndeshjet në Kombëtaren Shqiptare që kulmuan me kualifikimin në Francë dhe paraqitjen tek Spali mund të jetë portieri më i mirë në historinë e Spalit.

Vetëm ish portieri italian, Ottavio Bugatti mund të krahasohet me arritjet e gardianit kuqezi. Kujtojmë që Spal luan në kategorinë e dytë të Italisë, Seria B./sportekspres

REPORT MEDICO ETRIT BERISHA - S.P.A.L. - Società Polisportiva Ars et Labor