• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Edi Reja: Vuajmë ndaj ekipeve të vogla…

Byadmin

Mar 31, 2021

Edi Reja foli pas ndeshjes ndaj San Marinos, ku kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 0-2, duke hasur vështirësi, kryesisht në pjesën e parë. Në prononcimin pas ndeshjes për “Supersport”, tekniku deklaroi:

LOJA- Sigurisht e kishim për detyrë të fitonim. Patëm shumë raste. Donim të fitonim 4-0, 5-0. E rëndësishme është që morëm 3 pikët. Por kur luan 3 ndeshje brenda pak ditëve, ekipi ndjek lodhje sigurisht.

Provuam disa lëvizje më vertikale me Uzunin dhe Roshin. Skuadra u përpoq të reagonte. Krijuam më shumë mundësi dhe arritëm të shënonim golin, duke marrë 3 pikë.

MESFUSHA- Mesfusha u përpoq shumë në pjesën e parë, por nuk arritëm të dilnim te finalizimi, në pjesën e dytë ishim më ndryshe dhe arritëm të finalizonim duke nxjerrë dhe golin. Në këtë ndeshje nuk ia vlen të luash edhe me më shumë se 3 mesfushorë në qendër, mund të luanim edhe pa ata 3 të qendrës loja në krah na dha më shumë hapësira.

FORMACIONI DHE SKEMA- Luajtëm me 3 mbrojtësa, por Lenjani dhe Hysaj më shumë u morën me fazën ofensive se me atë mbrojtëse. Doja të luaja me 4-4-2, të zhvendosja Lenjanin më përpara. Të dy lojtarët e krahëve krijuan shumë raste. Lojtarë që e alternojnë shumë mirë edhe fazën mbrojtëse dhe atë sulmuese.

BROJA DHE HARKIMET- Sulmuesët kanë vështirësi me këto ekipe si Andorra dhe San Marino, sepse mbyllen mbrapa. Shpresoja që ai të bënte më mirë sot. Është lojtar që ka nevojë për hapësira, kur ka shumë fushë përpara, has vështirësi në zona të ngushta.

Pjesën e parë nuk jam i kënaqur, sepse bëmë pak gjuajtje në portë, në pjesën e dytë, krijuam më shumë mundësi, deri sa dolëm te goli. E kemi shumë të vështirë, me skuadra të tilla që tërhiqen shumë mbrapa, kjo më bën të reflektoj edhe për skema të tjera. Do më pëlqente dhe mua të kishim shënuar më shumë gola dhe të kishim luajtur ndryshe, por ja që nuk ia dolëm dot”, u shpreh Reja.

Për “RTSH”, trajneri Reja tha se skuadra në pjesën e parë nuk bëri shumë mirë, por në të dytën kishim disa raste për shënim. Gjithashtu ai tha se për të ardhmen shpreson që të ketë gati Nedim Bajramin, për të krijuar më shumë në sulm.

FITORJA DHE LOJA- Në pjesën e parë nuk luajtëm mirë ndërsa në të dytën ndryshuam diçka. Kishim disa raste për shënim, goditëm dy herë edhe shtyllën. Sigurisht që do të më pëlqente të luanim më mirë, por kjo është ndeshja e tretë brenda javës dhe është e vështirë të rikuperojnë energjitë lojtarët. Morëm 6 pikë dhe ia dolëm të arrijmë objektivin që kishim për këto 3 ndeshje. Duhet të bëjmë më mirë ndaj këtyre skuadrave.

Ne kemi mundësi të bëjmë më shumë, kemi mundësi të rritemi më shumë. Pas këtyre ndeshjeve, mund të bëjmë ndryshime. Do përpiqem të formoj një grup me 22 lojë, pas këtyre ndeshjeve. Shpresoj të na vijë edhe Bajrami, pasi do të na japi më shumë fantazi, në mënyrë që të kemi një lojë më shumë sulmuese. Nëse ke më shumë mundësi nga ana taktike, atëherë do të jetë më mirë.

LUKS PËR TA LËNË NË STOL UZUNIN- Unë duhet të bëja vlerësimet e mia gjatë kësaj kohe. Sigurisht doja t’i jepja më shumë  mundësi Brojës, pasi ka bërë mirë me Viteshen në një kampionat të madh. Dua të krijoj një grup të pjekur. Dua të bëj një grup të skuadrës, për të ecur përpara. Skuadra nuk bëhet për një vit. Duhet kohë. Kur gjen lojtarët e duhur, atëherë mund të them se jemi të bindur për lojën dhe skuadrën që do të kemi në vazhdim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *