• Tue. Nov 23rd, 2021

AL2

…është media jote

Sokol Cikalleshi gdhendi në trup tatuazhin më të bukur dedikuar bashkëshortes dhe rrëfen njohjen me të

Byadmin

Mar 30, 2021

Futbollisti i njohur i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme përballë fëmijëve në “Kurthin e Piter Pan”.

Si çdo personazh tjetër, as ai nuk i ka shpëtuar dot pyetjeve pikante të vogëlushëve, të cilët kanë dashur të dinë edhe për jetën e tij private.

Në bisedë e sipër, futbollisti tregoi se ka bërë një tatuazh dedikuar bashkëshortes së tij, ndaj Alketa e ka “detyruar” Cikalleshin të zhvishet e të tregojë tatuazhin.

“Zhvishu Sokol tani dhe na e trego”, i tha Alketa, ndërsa futbollisti tregoi se kishte bërë në shpinë sytë e bashkëshortes së tij.

“Sa sy të bukur paska nusja. Me sytë e nuses deri në fund të jetës”- tha Alketa kur pa tatuazhin e tij.

Ai dhe bashkëshortja e tij Kornelia janë tepër aktivë në rrjete sociale dhe nëse i hedhim një sy llogarive të tyre, do të shohim se ata ndajnë me ndjekësit momente të shumta të përditshmërisë.

Gjithashtu, Sokoli dhe Kornelia janë bekuar me një vajzë të cilën e kanë pagëzuar me emrin Rajna. 

Një bukuri si Rajna, vajza e futbollistit të njohur që mbush 1 vjeç -  Aktualitet

Sigurisht, Rajna është dashuria më e madhe e babit dhe një pjesë e mirë e fotove në llogarinë e tij janë poza me të bijën.

Unë gruan e kam njohur nëpërmjet miqve të përbashkët, pastaj kam qenë unë ai që kam bërë hapin e parë. Nuk ka qenë “Instagrami” ka qenë “Facebook”-u në atë kohë. I çova kërkesë miqësie, ma ktheu. Filluam duke folur. E di çfarë i kam thënë gruas?

Në atë kohë kam luajtur me Kukësin, kam qenë duke shkuar për në ndeshje ndaj Skënderbeut në Korçë. I kam thënë, unë po vij në Korçë dhe do ta rraf Skënderbeun. Është e vërtet. Ajo tha: “Jo mo jo, do rrafësh Skënderbeun ti”. Me të vërtetë ne fituam atë ndeshje.

EMOCIONET E FUTBOLLIT- Më para kam përjetuar më shumë emocione, tani jam mësuar me futbollin. Kur humbja një rast të pastër mirë vetë që bëhesha keq, por gjeja edhe familjarët e mi në shtëpi që ishim më keq se mua. Lot gëzimi ka pasur në fitoren kundër Armenisë që shkuam në Europian. Ishin shumë gjëra, ajo që ndodh në Serbi dhe shkuam në Europian për herë të parë, prandaj kishte shumë përjetim në atë ndeshje. Është diçka e madhe që të bësh në profesionin tënd arritjen që të tjerët nuk e kanë bërë dot. Tani shpresoj që ky brezi i ri të na dërgoj në Botëror.

MOMENTI MË I VËSHTIRË-  Kam pasur një dëmtim në moshën 20-vjecare kur isha në kulm. Nuk dihej sesi vinte pasi unë kisha dhimbje te muskujt, por problemin e kisha te dhëmbët. Nuk e gjente askush dhe ndenja 13 muaj jashtë fushës, e lashë edhe futbollin. Por risku i Zotit ishte për të mos e lënë ëndrrën time në mes pasi u pikëllua edhe familja, më bëri që të vazhdoj futbollin pasi gjeta një doktor shumë të mirë në Itali”, u shpreh Cikalleshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *