• Thu. Nov 25th, 2021

AL2

…është media jote

Një qytet që jeton me futbollin, ja festa e tifozëve të Vllaznisë pas lajmit të madh të liçensimit për në Europë

Byadmin

Mar 29, 2021

Vllaznia mori një lajm të mirë ditën e sotme, teksa kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, njoftoi se ditën e premte është realizuar pagesa detyrimeve për sigurimet shoqërore dhe tatimore te klubi shkodran.

Në këtë mënyrë, Vllaznia tani në rast kualifikimi, ka mundësinë të luajë në Kupat e Europës, duke sjellë gëzim te tifozët kuqezi.

Shumë i lumtur për këtë është shfaqur edhe sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi. Madje ky i fundit, nëpërmjet një postimi në profilin e tij, shkruan: “ Sot kemi hedhur një hap të madh drejt Europës. Nesër dashtë Zoti realizojmë me sukses ëndrrën tonë”.

Këtë postim Xhaferi e shoqëron me himnin e Ligës së Kampioneve, duke treguar edhe njëherë se ëndrra e madhe ne Shkodër është titulli kampion, që do i bënte të mundur Vllaznisë, të luante në kualifikueset për Ligën e Kampioneve.

https://www.facebook.com/alban.xhaferi.14/videos/4027878650601595

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *