• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Humbi betejen me Covid-19, nderron jetë ish-kryeministri i Shqipërisë

Byadmin

Mar 29, 2021

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Bashkim Fino, ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare, ndërkohë ai ishte i infektuar ditët e fundit edhe me kronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency(AA).

Lajmi për vdekjen e deputetit Fino është bërë publik nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në rrjetet sociale.

“E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më. Nuk kam fjalë. Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen, në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur”, ka shkruar Rama.

Për ndarjen e tij nga jeta kanë përcjellë mesazhe ngushëllimi zyrtarë, politikanë dhe personalitete nga fusha të ndryshme në Shqipëri.

Fino i cili aktualisht ishte deputet i partisë në pushtet, Partisë Socialiste të Shqipërisë, ka mbajtur postin e kryeministrit në Qeverinë e Pajtimit Kombëtar në vitin 1997 (mars‐korrik).

Gjatë karrierës së tij politike ai ka mbajtur edhe postin e zv.kryeministrit dhe ka drejtuar disa ministri.

Ndërron jetë ish-kryeministri i Shqipërisë, Bashkim Fino

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *