• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Skandal në Beograd, Ronaldos i mohohet një gol mëse i rregullt (VIDEO)

Byadmin

Mar 28, 2021

Portugalisë nuk ka arritur të mbajë avantazhin e dy gola dhe ka barazuar në transfertë ndaj Serbisë me rezultat 2-2 në ndeshjen e Grupit A e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës ‘Katar 2022″.

Cristiano Ronaldo doli nga fushës në fund të ndeshjes i irrituar pasi mund ta fitonin lojën në minutat e fundit shtesë nëse gjyqtarët do të ishin më të vëmendshëm.

Cristiano Ronaldo Slammed For Angrily Throwing Captain's Armband Away

Ylli portugez u tregua më i shpejtë se portieri pas një dalje të gabuar të këtij të fundit, duke derguar topin brenda portës, por ky gol nuk u akordua nga arbitrat me pretekstin se topi nuk kaloi totalisht vijën fatale.

Ky gol i mohuar e çmendi Cristiano Ronaldon, i cili pas reagimeve të tij ndaj arbitrit anësor u ndëshkua me karton të verdhë nga gjyqtari kryesor.

Sulmuesi i Juventusit ishte i bindur se goditja e tij kishte kaluar vijën fatale të portës dhe goli do të pranohej për rezultatin 3-2.

Sidoqoftë, për shkak të faktit se nuk kishte asnjë teknologji të vijës së golit ose VAR, goli nuk u pranua dhe Portugalisë iu mohuan dy pikë të vlefshme.

Ky rast po komentohet shumë në rrjetet sociale duke bërë bujë të madhe. Për më tepër shikoni pamjet./RrjetaSportive

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *