• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Reja: Keni disa koncepte të gabuara për futbollin! Southgate: Shqipëria luftoi deri në fund!

Byadmin

Mar 28, 2021

Shqipëria ka humbur mbrëmjen e stome ndeshjen e dytë kualifikuese për Botërorin e vitit 2022. Në “Air Albania“ triumfon Anglia, e cila mposht kuqezinjtë me shifrat 0-2. Djemtë e Edi Rejas tregohen një mur i vërtetë për “tre luanët” gjatë pjesës së parë, madje arrijnë të flirtojnë me golin, por goditja e Myrto Uzunit shkon sipër traut të portës.

Ekipi kombëtar reziston deri në minutën e 39, atëherë kur Kane i shpëton mbulimit të mbrojtjes dhe tund rrjetën me një goditje me kokë. Rasti i parë i rrezikshëm ky i anglezëve, që në fund ndalet në portë.

Ndërkaq pjesë e dytë i jep më tepër hapësira në fushën e lojës Kombëtares së Anglisë, e cila shënon përsëri falë një “dhurate” nga Shqipëria, që ia bën të lehtë rrugën e golit Mount-it. Megjithatë në fund mund të cilësohet një humbje me kokën lart kjo për Kombëtaren shqiptare, që bën një paraqitje të mirë përballë një kundërshtari si Anglia. Më poshtë gjeni intervistat e protagonistëve për “Supersport”:

Edoardo Reja: “Ne u tërhoqëm shumë në mbrojtje për të tentuar kundërsulmin. Anglia nuk bëri asnjë gjuajtje të vetme në portë përpara golit që ishte për fatin e keq. Uzuni e pati një rast dhe do të kishim të tjera. Anglia ka lojtarë të nivelit botëror dhe futbollistë që të bllokojnë menjëherë dhe nuk të lënë topin. Pres kritika, por kemi bërë një ndeshje të mirë. Cikalleshi nuk ishte në nivelin më të mirë për shkakun e fizikut dhe anës psikologjike. Rasti i Uzunit ishte mëkat se do të kalonim në avantazh dhe do të ishte emocion i madh, do të kishte më tepër nervozizëm te Anglia. Keni disa koncepte të gabuara ndonjëherë në futboll. Nëse do të kishim fituar apo barazuar ndeshjen do të kishte prapë kritika. Kështu e mendojnë disa njerëz këtu. Nuk kishte zotërim topi? Nuk është se nuk e dëshironim ne topin, por kujtoni se më po luanim. Është e vështirë që të mbash topin ndaj këtij rivali. Ndryshe të ishin gjërat nëse nuk do të kishim pësuar në pjesën e parë. Ndaj një ekipi si Anglia kemi bërë ndeshje të mirë”.

Anglia ia doli të marrë tre pikët sot në “Air Albania”, duke fituar me shifrat 0-2, gjithsesi jo pa vështirësi. Pas ndeshjes për Supersport foli trajneri i Anglisë, Gareth Southgate.

“Ishte shumë e vështirë. Shqipëria luajti shumë mirë si me top, si pa top. Kishin mundësi në fillim të ndeshjes me kundërsulme”.

“Pas 25 minutave gjetëm hapësira në mesfushë dhe sulmuesit arritën të gjejnë mundësi. Shqipëria po përmirësohet vazhdimisht dhe e shikoni çfarë problemesh të krijojnë”.

“Kanë shpirt skuadre dhe mund të bëjnë mirë. Nuk i pashë në planin individual, po dy mesfushorët e qendrës e qarkullonin mirë topin. Për mbrojtësit është gjithmonë e vështirë, ishte një ndeshje e luftuar”, u shpreh Southgate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *