• Sat. Dec 4th, 2021

AL2

…është media jote

Gjimshiti dhe Hysaj një zëri: Nëse do shënonim me Uzunin do flisnim ndryshe!

Byadmin

Mar 28, 2021

Berat Gjimshiti në intervistën për Supersport pas ndeshjes ndaj Anglisë, theksoi se kuqezinjtë i vunë në vështirësi “tre luanët”.

“Vështirë sigurisht që po, i gjithë ekipi i Anglisë luan në ekipe të njohura dhe nivel të lartë. I përballuam mirë, goli i parë ishte merita e sulmuesit, te goli i dytë mora rrezik për të dhënë atë pasim në mes.Kane është një sulmues me cilësi, e ka treguar vetën. Nuk është hera e parë që përballem me sulmues të këtij niveli, por çdo gabim e paguan në këto nivele. Nuk ishte fusha aq e mirë, bari i lartë për të luajtur me topin në këmbë, duhej luajtur me top të gjatë. Në ndeshje të këtij niveli duhet vetbesim. Çfarë nuk funksionoi? Besoj që e kishim përgatitur shumë mirë ndeshjen. Kishim një rast në kundërsulm, mund të ndryshonte loja. I futëm frikën Anglisë. Në këto ndeshje të këtij niveli duhet më shumë vetëbesim, si dhe të krijosh më shumë raste“, deklaroi Gjimshiti.

Elseid Hysaj ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë, në ndeshjen ndaj Anglisë. Pas ndeshjes, për “Rtsh”, mbrojtësi u shpreh:

“E kemi pritur që të vegjël, ndeshjen me Anglinë dhe me lojtarë të tillë. Disa gjëra u realizuan. Lojtarët duhet të kërkonin më shumë topin, emocionet ishin aty, pasi Anglia është ekip i madh, por duhet të paraqiteshim më mirë në fushë.

Duelet me Stërlingun? Janë ndeshje të bukura kur ke duele me të tillë lojtarë. Megjithatë kundër Stërlingut kam luajtur edhe me Napolin dhe mendoj se sot ia dola deri diku ta bllokoja. Duhet të shfrytëzonim rastet që kishim, nëse Anglisë nuk ia shënon në rastet që ke, e pëson.

Skema? Ishte një skemë e mirë, për mbrojtjen funksionoi. Skema ishte e mirë për mbrojtjen. Rastin e Uzunit mund ta humbiste edhe Cikalleshi. Mendoj se e bëri mirë pozicionin e tij.”, tha Hysaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *