• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Andi Lila: Hysaj e meriton të shkojë te Milani. Cikalleshi do shkojë tek…

Byadmin

Mar 28, 2021

Ish-mesfushori i Kombëtares, Andi Lila, është i ftuar në studion e emisionit “Sport News Plus” të moderatores, Daljana Sejdia, në “News 24”, ku foli me doza pozitive për Shqipërinë, pas humbjes me Anglinë, duke u shprehur:

“Nuk do të futem fare nga ana tekniko-taktike. Sot do them vetëm fjalë të mira, është nder i jetës sime. Ishte një ndeshje, ku lojtarët ishin në vitrinë dhe shikoheshin nga menaxherët.

“Është kënaqësi që këta futbollistë ti shikojmë në stadiumin tonë. Skuadra jonë tregoi një paraqitje shumë të mirë.

Hysaj i tregoi të gjithëve që meriton të shkojë te Milani”, Andi Lila:  S'kisha biletë për ta parë ndeshjen në stadium, nëse do të shënonte Uzuni…  - Balkanweb.com - News24

Detajet bënë diferencën, Kejn bëri diferencën me golin e shënuar, është shumë i rrezikshëm brenda zonës. Hysaj i tregoi të gjithëve që meriton të shkojë te Milani, Cikalleshi do të shkojë te Gallatasarai, Gjimshiti te Çelsi. Kjo ishte një ndeshje për t’u shijuar nga të gjithë shqiptarët. I them të gjithë çunave të Kombëtares, urime, dolën me kokën lartë, na nderuan.

Nëse do të shënonte Uzuni, do të flisnim ndryshe, do të flisnim për një rezultat shumë të mirë. Për mua ishte një ndeshje pozitive, rezultatin e le mënjanë. Kundër Polonisë dhe Hungarisë do të bëjmë diferencën. Vendi i dytë është i arritshëm, vendi i katërt dështim.

Kryministri Rama nuk na dha mundësinë që 30 % të ishim në stadium, nuk kisha mundësi, s’kisha biletë, e pashë me miqtë e mij”, u shpreh Andi Lila.

Pas ndeshjes në Beograd, nuk dilja në rrugë…” - Konica.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *