• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Tallje me tifozët! Hapen stadiumet… për qeverinë!

Byadmin

Mar 27, 2021

Tifozët nuk lejohen të jenë të pranishëm në stadium për të ndjekur ndeshjen ndaj Anglisë, por edhe skuadrat e kampionatit shqiptar.

Qeveria ka refuzuar kërkesën e FSHF-së për të pasur një numër të limituar tifozësh në “Air Albania” me pretekstin se ekziston përhapja e Covid-19.

Sot, Partia Socialiste, ka vijuar me fushatën e këtë herë si për ironi në një stadium, atë të Flamurtarit në Vlorë.

Prej kohësh askush në Vlorë nuk kujtohet për ekipin e futbollit që është katandisur në vendet e fundit të Kategorisë së Parë, ndërsa sot bëjnë fushatë politike pikërisht në stadiumin e Flamurtarit dhe i mohojnë tifozëve mundësinë për të parë ndeshjen e Kombëtares shqiptare ndaj yjeve të Anglisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *