• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Kaosi në Shkodër, ja plani B i Vllaznisë për të shkuar në Europë

Byadmin

Mar 27, 2021

Vllaznia duket se do ta ketë tejet të vësh tirë që për 3 ditë të gjejë akordin me Drejtorinë e Tatimeve, për më tepër kur bëhet fjalë për një shumë prej 82 milionë lekësh të rinj. Kuqeblutë kanë bërë hapin e parë duke dorëzuar më degën e Tatimeve një kërkesë për aktmarrëveshje.

Por, kjo nuk mjafton, pasi për të shkuar në konkludim duhet vetëm lekët. Kuqeblutë mësohen se nuk kanë bërë asnjë hap tjetër pranë Drejtorisë së Tatimeve. Nga burime pranë këtij institucioni mëso- het se nuk ka asnjë lëvizje tjetër nga drejtues të klubit.

Me sa mësohet, pa derdhur 20% të shumës së borxhit, as që bëhet fjalë për të filluar procedurat e te kjo pikë tani më shumë se kurrë po çalon kjo çështje. Drejtoria e Tatimeve, tani, pasi ka shqyrtuar kërkesën e klubit, ka vetëm një opsion atë të derdhjes së lekëve në llogari.

Vllaznia lidere, 3 ndjekës me pikë të njëjta — FSHF Kategoria Superiore

Veç dy ditëve, shansi tjetër është mbetja në fazën e parë të licencimit, por në apelim, duke paraqitur dokumentacionin të kualifikohet për në Europë. Të paktën me dokumente.

OPSIONI – Sponsori Alban Xhaferi duket se do të bëjë gjithçka deri në fund për të shkuar te marrëveshja. Ai është shprehur se po bën maksimumin për ta bërë të mundur një gjë të tillë. Nga sa mësohet, Xhaferi është gati të japë shumën për të mos penguar licencimin, por me kushtin që ky borxh të njihet nga Bashkia ndaj tij dhe t’i jepet në një moment tjetër.

Ndoshta shpresat e kryebashkiakes Ademi për të bindur dhe mbledhur sërish Këshillin Bashkiak të Shkodrës për të votuar nismën e kryebashkiakes dhe stafit të saj, që të likuidojë afërsisht 50% të borxhit gjë që do t’i hapte rrugën Vllaznisë drejt Europës, por edhe likuidimit të një borxhi disavjeçar.

Opsioni për një likuidim të tillë do të hapte rrugë edhe për shitje më të shpejtë të klubit shkodran, ku borxhi ishte një tjetër shqetësim për zhvillimin e ankandit.

EKSKLUZIVE/ “Vllaznia do jetë në Europë”, Voltana Ademi del garant:  Borxhet? Ju tregoj rrugën e ndjekur për zgjidhjen e ngërçit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *