• Sat. Dec 4th, 2021

AL2

…është media jote

Elseid Hysaj pranë kalimit tek Milan?

Byadmin

Mar 27, 2021

Shanset që Elseid Hysaj të zgjas kontratën me Napolin janë shumë të pakta, ndërsa marrëveshja aktuale skadon në 30 qershor të 2021. Menaxheri Xhuifredi po punon për të gjetur një tjetër klub të nivelit të larta që mbrojtësi shkodran të vijojë karrierën.

PSG nuk është e vetmja skuadër që interesohet për Hysajn. “Sportitalia” ka raportuar së fundmi se edhe Milani po ndjek futbollistin e Shqipërisë. Diogo Dalot do të kthehet te Manchester United dhe për këtë arsye kuqezinjtë e Italisë po kërkojnë Hysajn.

Shkodrani e njeh më së miri realitetin e kampionatit italian dhe nuk kërkon shumë kohë për t’u përshtatur, pasi ka shumë vite eksperiencë mbi shpatulla. Nga krahu tjetër kjo është një marrëveshje me përfitime nga të dy krahët pasi Milani nuk do të shpenzonte asgjë për këtë lëvizje. Ndërkohë Hysaj do të kishte mundësinë që të vishte fanellën e ekipit aq shumë të njohur në Itali dhe të dashur për shqiptarët. /SportEkspres

Lazio Linked Full Back Hysaj's Agent Confirms He'll Leave Napoli in the  Summer | The Laziali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *