• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Berisha dhe Reja një zëri: T’ua bëjmë të vështirë, jemi gati për rezultat pozitiv!

Byadmin

Mar 27, 2021

Është e tepërt të vësh në diskutim forcën e Anglisë, kundërshtares së radhës së Shqipërisë në eliminatoret e Botërorit. Kapiteni Etrit Berisha, në konferencën për shtyp para kësaj sfidë, premtoi se kuqezinjtë do të tentojnë më të mirën për t’ua bërë të vështirë jetën anglezëve.

“Anglia është një skuadër e fortë, nëse merren lojtaret që ka në përbërje, kanë potencial shumë për të krijuar raste dhe për të fituar ndeshjet. Ne i dimë kualitetet e tyre, po e përgatisim sa më mirë këtë ndeshje.”

Mungesa e Kumbullës: “Kumbulla është lojtar në rritje, por kemi edhe të tjerë që janë të mirë dhe janë të gatshëm për një paraqitje pozitive.”

Futboll - Dëmtohet Berisha, Reja thërret një tjetër portier - ATSH -

Presioni para Anglisë: “Anglia është një ekip shumë i mirë, një nga më të mirat në botë, presioni nuk është aq i lartë, jo aq sa ndeshjet e tjera, sikurse ndaj kundërshtarëve të drejtpërdrejtë. Do të mundohemi t’ia bëjmë të vështirë, që të dalim edhe me pikë.”

Fitorja minimale me Andorrës: “I dinim vështirësitë me Andorrën, sepse i njihnim kundërshtarët, fituam dhe më pas Kombëtarja ka shumë kohë pa luajtur me një skuadër si Anglia, kjo është një ndeshje unike dhe shpresojmë të marrim një rezultat pozitiv. Jemi gati.”

Emrat e mëdhenj tek Anglia: “Lojtarët kanë shumë cilësi, luajnë në kampionatin më të fortë në botë, Kane dhe Sterling janë dy lojtarë që kanë patur shumë ndeshje me Anglinë, janë dy më të rrezikshmit.”

Marash Kumbulla nuk është I gatshëm, për shkak të një shqetësimi në gju. Të premten ka kryer testet mjekësore dhe pas konsultave u vendos të shkojë te Roma. Në konferencën për shtyp para sfidës me Anglinë, trajneri Reja theksoi se nuk sheh probleme në mbrojtje dhe se kuqezinjtë duhet të shfrytëzojnë hapësirat që do të lërë kundërshtari.

Reja and Berisha return the enthusiasm to the National Team: with Lithuania  only for three points - Sport

Anglia është skuadër që frikëson çdo kundërshtar në Europë? A është Harry Kane kërcënimi kryesor?

Anglia skuadër shumë e forte, ka lojtarë të rinj me prespektivë. Ka një organikë me cilësi dhe kampionë të mëdhenj. Po përgatiten, përveçse për Botërorit, edhe për Europianin e ardhshëm. Harry Kane është një nga sulmuesit më të fortë, por ka edhe dy lojtarë si Foden dhe Mount, të rinj për në rrugën e duhu. Kane është realitet, dy të rinjtë kanë treguar se mund të bëhen lojtarë të mëdhenj.

Lojtarët motivohen nga vetë emri I Anglisë, si keni menduar se mund ta ndalni?

Motivimi është shumë i madh, nuk është vetëm vëmendja e madhe dhe pjekuria me të cilat duhet ta përballojnë këtë ndeshje. Duhet të jemi të fortë fizikisht, sepse Anglia ka lojtarë shumë të shpejtë, sidomos anësorët. Më shumë se motivimi, duhet të luajmë me mendje në kokë. Duhet të mendojmë përveçse për mbrojtjen, edhe për fazën sulmuese.

Sa mundësi ka që Broja të jetë titullar, meqë është formuar në Angli?

Lojtarët janë të gjithë njësoj. Nuk ka favoritë, skuadra do të mësojë se kush zbret në fushë vetëm para ndeshjes. Kemi Cikalleshin, Brojën dhe Manajn. Duhet të jemi të gjithë gati, si ata që luajnë titullarë dhe ata të stolit. Broja ndoshta është nga ata që mund të luajë titullar, ndoshta dhe më vonë.

Berisha Rejas: Mister unë jam kapiteni? – Sporti im

Tani që është larguar Kumbulla, sa i vështirë është rikompozimi i mbrojtjes?

Kam zgjidhje, sepse, përveçse me Ismajlin dhe Gjimshitin, kemi edhe Veselin, i cili, kur është aktivizuar, ka bërë mirë, ka përvojë. Edhe te Salernitana ka luajtur në vazhdimësi. Për staturën që ka, Gjimshiti besoj do të luajë në qendër për të mbajtur Harry Kane. Nuk besoj se do të kemi probleme në fazën mbrojtëse, ai që do të luajë, jam i sigurt që do të bëjë mirë. Kumbulla kisha problemi në gju dhe nuk donim të rrezikonim, më vjen keq për të sepse, po luante me Romën.

Ju tremb fitorja 5-0 e Anglisë me San Marinon? Do t’i tregojë Shqipëria se nuk është San Marino?

Në duhet të tregojmë se jemi më të mirë se vetvetja. Nga pikëpamja taktike duhet të jemi shumë të zotë, por nuk mund të rrimë 90 minuta në mbrojtje, duhet t’i mbajmë në tension gjatë gjithë kohës. Kemi lojtarët e duhur për ta bërë këtë. Kemi respekt për Anglinë, por duam të marrim rezultat pozititiv.

Reja and Berisha return the enthusiasm to the National Team: with Lithuania  only for three points - Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *