• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Rudi Vata reagon ashpër: Të largohet Reja nëse doni ndryshimin në Kombëtare!

Byadmin

Mar 26, 2021

Rudi Vata mendon se trajneri Edi Reja nuk ka se çfarë t’i japë më Kombëtares. Për ish-kapitenin kuqezi, bashkë me italianin duhet të ikin edhe drejtuesit e FSHF-së, në mënyrë që të ndryshojë diçka për mirë te Shqipëria.

“Kemi marrë pesë kartonë të verdhë që në ndeshjen e parë të grupit dhe kjo është e papranueshme. Në vend që kjo ndeshje ndaj një kundërshtari modest si Andorra të përgatitej me qetësi, ndodhi e kundërta. Lojtarët ishin nervozë, diçka e pakuptimtë. Reja është një modë e vjetër e trajningut, ndërsa këta lojtarët e rinj që kemi trajnohen me metoda të reja moderne dhe kur vijnë këtu hasin diçka tjetër, shumë vite larg.

Shqipëria ishte tym dhe nuk pashë zjarr në asnjë lloj aspekti ndaj Andorrës. Reja e la zjarrin në stol, nuk e futi në lojë… Më bën përshtypje mungesa e Brojës dhe Uzunit. E vetmja mënyrë për të ndryshuar këtë Kombëtare është që trajneri dhe ata që drejtojnë sot FSHF-në të marrin valixhet dhe të largohen. Futbolli ka ndryshuar, me këta që janë sot në Kombëtare është diçka e vjetër”, ka thënë Vata për “RTSH” në analizën pas ndeshjes së djeshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *