• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Ndërron jetë aktori i njohur Luran Ahmeti

Byadmin

Mar 26, 2021

Sot në moshën 46-vjeçare ka ndërruar jetë aktori i njohur shqiptar nga Shkupi, Luran Ahmeti, raporton Anadolu Agency (AA).

Ahmeti mësohet të ketë ndërruar pas infektimit me koronavirusin e ri (COVID-19), si pasojë e të cilit për një kohë ka qëndruar në Klinikën Infektive në Shkup.

Gjatë karrierës së tij artistike, Ahmet ka marrë pjesë në shfaqje të shumta teatrale, filma dhe seriale.

Luran Ahmeti ka qenë pjesë e Teatrit Shqiptar të Shkupit.

Ai po ashtu ka marrë pjesë në një sërë filmash dhe serialesh të njohura turke, si Kurtlar Vadisi – Pusu, Elveda Rumeli, Muhteşem Yüzyıl: Kösem, Son Yaz Balkanlar, Mutlu Ol Yeter dhe të tjera.Ndërron jetë aktori shqiptar Luran Ahmeti, i njohur për rolin e tij te  "Sulejmani i Madhërishëm" - News 31

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *