• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Lenjani: Nuk luajtëm mirë, ndaj Anglisë për të shkruar historinë!

Byadmin

Mar 26, 2021

Ermir Lenjani ishte heroi i Shqipërisë në transfertën ndaj Andorras. Në intervistën për Supersport, anësori i kuqezinjëve theksoi se Shqipëria nuk luajti shumë mirë ndaj Andorrës, por rëndësi kanë 3 pikët ndërsa shtoi se ndihet mirë në skemën 3-5-2 të Rejas.

“Gol pas 7 vitesh? U ndjeva shumë mirë. Jam krenar që ndihmova shokët e mi për të marrë fitoren. Nuk ishte lojë shumë e mirë. Duhet të analizojmë me kujdes se çfarë mund të bëjmë më mirë për ndeshjen me Anglinë. Shpresoj që të shkruajmë historinë!”.

“Në këtë pozicion ndihem shumë mirë. Trajneri më dha besimin dhe u mundova të bëja sa më mirë dhe nuk më doli keq mendoj.”, tha Lenjani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *