• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Keidi Bare: Fushë e vështirë, vlerë kanë 3 pikët!

Byadmin

Mar 26, 2021

I kënaqur u shfaq në mikrofonin e Supersport pas ndeshjes ndaj Andorrës mesfushori Keidi Bare, jo vetëm për asistin por edhe për 3 pikët.

“Më të rëndësishme janë 3 pikët. Fitorja ishte e vështirë, pasi edhe fusha nuk është në nivelet e duhura. Ata janë një ekip agresiv, që mbyllen mirë mbrapa. Luanin me 6 mbrojtës. Jam i lumtur për fitoren, pasi në një fushë të tillë, nuk mund të luash futboll. E filluam me këmbën e mbarë. Këtë kemi diskutuar gjithmonë. Ia arritëm qëllimin dhe presim ndeshjen me Anglinë. Ishte ndeshje e vështirë, sepse ata nuk të linin të luanim. I kishim 1 kundër 1 gjithë kohën. Mënyra më e mirë, ishte të zhvendosesha në krahë për të marrë topin”.

“Diskutim në dhomat e zhveshjes? Luajtëm vertikal, siç na tha edhe trajneri. Nuk është shumë e thjeshtë me këto ekipe, sepse fusha është sintetike dhe shumë e vogël”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *