• Sat. Dec 4th, 2021

AL2

…është media jote

Jashanica te Tirana? Ja çfarë zbulon gazetari i njohur

Byadmin

Mar 26, 2021

Kosta Grillo ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin “Sport Magazine“ në “Ora News“, të moderuar nga Altin Sulçe, ku ka zbuluar një objektiv të bujshëm të Tiranës. Komentatori i njohur ka nxjerrë në dritë planin e bardhebluve për merkaton e verës, ku synojnë një ish të Skëderbeut. Bëhet fjalë për Bajram Jashanicën, i cili sipas Kosta Grillos ka qenë i pranishëm së fundmi edhe në ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi“.

“Do të thoja që te Tirana, meqënëse është një dyshe shumë e fuqishme korçarësh, Tefik Osmani, drejtori, dhe Kristi Vangjeli, që janë të lidhur me Skënderbeun, mundohen të thithin ish-lojtarë të Skënderbeut, siç është Bajram Jashanica. Djaloshi që luan te Ballkani. Pardje ka qenë në stadiumin “Selman Stërmasi” i shoqëruar nga këto dy figura që përmenda. Kështu që nuk është çudi që në merkaton e verës Jashanica të transferohet”, ka thënë Kosta Grillo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *